07 Shkurt 2023

Liverpool konfirmon blerjen e futbollistit holandez Gakpo

Liverpool, 29 dhjetor - Liverpooli ka konfirmuar se sulmuesi holandez Cody Gakpo "do të bëhet zyrtarisht lojtar i 'redsave' në fillim të afatit kalimtar të janarit".

"Klubi i futbollit Liverpool ka arritur marrëveshje për transferimin e Cody Gakpo nga PSV Eindhoven", thuhet në deklaratën e klubit anglez të mërkurën vonë. Klubi anglez në faqen e internetit publikoi një foto të Gakpo-s me fanellën e Liverpoolit ndërsa nënshkruan marrëveshjen.

"Redsat" shtuan se Gakpo, 23-vjeç, do të jetë në Liverpool pasi të pajtohet me kushtet personale me klubin anglez dhe të përfundojë testet e tij mjekësore.

Pasi të përfundojnë procedurat e tij, Gakpo do t'i bashkohet bashkatdhetarit të tij Virgil van Dijk në Liverpool. Të dy holandezët luajtën për kombëtaren e tyre në Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar.

Ai tha se është "i emocionuar" që është në Liverpool dhe mezi pret të fillojë stërvitjet me shokët e tij të rinj. "Për mua personalisht është mirë të zhvillohem këtu dhe se këtu ka shumë lojtarë të mëdhenj nga të cilët mund të mësoj shumë gjëra", tha Gakpo.

Gakpo është një futbollist i cili vjen nga shkolla e PSV Eindhovenit. Ai luajti për ekipin e parë të klubit holandez në periudhën 2018-2022.

I lindur në Eindhoven, Gakpo shënoi 55 gola në 159 paraqitje për PSV. Përveç kësaj, ai fitoi titullin e kampionit në Holandë në vitin 2018 dhe Kupën e Holandës sezonin e kaluar.

Gakpo luajti për Holandën në Kupën e Botës "Katar 2022" dhe shënoi tre gola në pesë ndeshje.

Në çerekfinale, Holanda u eliminua nga Argjentina në penalti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)