28 Mars 2024

Lind në Itali, Kombëtarja shqiptare e regbisë

Venezia, 3 shkurt - Në Shqipëri sporti i regbisë nuk ekziston, madje as federata e regbisë, por kjo nuk i ka penguar disa shqiptarë që jetojnë në Itali të formojnë ekipin Kombëtar shqiptar të regbisë. Lajmin e jep faqja italiane Ilfriuli.it. Skuadra shqiptare është krijuar nga sportistë që banojnë në Friuli Venezia Giulia, më saktë në Pordenone, ku gjendet edhe një numër i konsiderueshëm emigrantësh.

Sipas webesajtit, edhe pse në Shqipëri nuk ekziston as federatë dhe as klub, kjo nuk i ka penguar shqiptarët të luajnë regbi në Europë, madje në nivele të larta. \"Në eksperiencën time si instruktor në shkollat e provincës, - shpjegon Piergiorgio Grizzo, ideatori i iniciativës, - kam vërejtur praninë e shumë djemve shqiptarë, thuajse të gjithë kanë cilësi atletike dhe karakter gare më të lartë se mesatarja. Për më tepër që këta të rinj dëshmojnë një lloj sjellje natyrale rreth topit oval të regbisë. Nga kjo lindi ideja edhe për të formuar ekipin e parë kombëtar shqiptar të regbisë. Ky sport, nuk kuptohet mirë në Shqipëri, dhe për arsye historike apo kulturore është thuajse i panjohur. Për këtë më lindi edhe ideja për të krijuar përfaqësuesen e parë kombëtare, e që do të luajë jashtë, në Itali, pasi në Shqipëri, për momentin, regbinë nuk e luan askush. Hapi i dytë i projektit do të jetë ndërtimi i një federate për ta bërë më pas të ligjshme edhe në Tiranë\", - thotë presidenti Françesko Silvestri, i klubit të regbisë së Pordenones.

Takimi i parë i kombëtares shqiptare të regbisë, të porsalindur, do të luhet më 6 shkurt në fushën e Pordenones, për të cilën janë thirrur 26 lojtarë shqiptarë, të cilët luajnë në klube të ndryshme në të gjithë Italinë, nga Super 10 e deri te Seria C. Kapiteni i parë do të jetë 21-vjeçari Sevian Daupi nga Durrësi, i cili luan në Serinë Top-10, me Casin‚ Venezia Mestre. Trajner i Kombëtare shqiptare do të jetë një italian, Valter Cristofoletto (30 ndeshje me Kombëtaren e Italisë).

\"Objektivi, - shpjegon Silvestri, - është që përfaqësuesja e Shqipërisë të debutojë në muajin qershor, më 6 ose 13, kundër një seleksioni që mund të jetë Nuovi Dogi di Elio De Anna ose Forum Iulii. Projekti ka një vlerë të dyfishtë, ajo sportive, por dhe integrimi i një komuniteti, ai shqiptar, që ka në prezencë të fortë në territorin tonë. Do të ftojmë përveç autoriteteve të larta rajonale dhe ambasadorin shqiptar në Itali dhe ministrin kompetent të sporteve të Qeverisë së Tiranës\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)