24 Shtator 2021

Licencohet Federata e Pikados e Kosovës

Prishtinë, 21 gusht - Sportit të Kosovës i shtohet edhe një federatë. Nga sot, zyrtarisht do të ketë të drejtë të zhvillojë veprimtarinë e saj, Federata e Pikados e Kosovës.

Me këtë rast, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, i ndau licencën kryetarit të kësaj federate, Arben Sllovinja. 

Ministrja Dumoshi vlerësoi se sporti i pikados është një aktivitet sa zbavitës aq edhe atraktiv, e që ata që janë të apasionuar pas këtij sporti prej sot kanë një organizatë sportive e cila i përfaqëson dhe i organizon.

“Themelimi i Federatës së Pikados dhe licencimi i saj e pasuron sportin e Kosovës duke e shtuar numrin e organizatave sportive që operojnë në vendin tonë dhe ne si ministri jemi tejet të lumtur që ka të interesuar që ta promovojnë, zhvillojnë dhe avancojnë këtë lloj sporti në vendin tonë edhe nëpërmjet organizimit zyrtar në rrugë institucionale”, tha ndër të tjera ministrja Dumoshi.

Ajo i uroi sukses rrugëtimit të kësaj federate të re dhe u shpreh se MKRS-ja do të jetë adresë bashkëpunimi e mbështetjeje për këtë federatë.

Ndërsa, kryetari Sllovinja e falënderoi ministren Dumoshi për pritjen dhe dorëzimin e licencës. Ai e njoftoi ministren me aktivitetet dhe organizimin e federatës, për klubet dhe anëtarët e kësaj federate të re. Sllovinja u shpreh se do të përpiqen maksimalisht që Kosovës t’i sjellin sa më shumë suksese në këtë sport. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)