29 Mars 2024

Lewnadowski: Messi njëri nga më të mirët në histori

Munich, 3 dhjetor - Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, e cilësoi Lionel Messin si një nga më të mirët në histori pasi ylli i Barcelonës theu rekord duke fituar për herë të gjashtë topin e Artë.

Messi arriti të mposhtë konkurrencën e Van Dijk si dhe yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo për të fituar këtë çmim.

Lewandowski i cili përfundoi vendin e tetë, foli rreth Messit dhe mbizotërimin e tij për më shumë se një dekadë.

“Me siguri ai është një lojtar i shkëlqyeshëm. Unë mund të them vetëm urime për të,” u tha ai gazetarëve.

“Nuk është hera e parë për të, një nga më të mirat në histori jo vetëm vitet e fundit. Unë jam i kënaqur që jam afër kaq shumë lojtarëve sepse ne vetëm takohemi me njëri-tjetrin në fushë dhe tani kjo është diçka ndryshe. Me siguri ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, jo vetëm vitin e kaluar, por për 10, 15 vjet”, përfundoi Lewandowski.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)