24 Korrik 2021

Leonardo tifos i Chelsea-s

Milano, 24 shkurt - Trajneri i Milanit, Leonardo, nuk ka dyshime se gjatë mbrëmjes se sotm ku do luhet akti i parë mes Inter dhe Chelsea, ai do bejë tifo për skuadrën e Ancelotti-t.

Është kjo një dëshirë për te mbështetur mësuesin e tij apo urrejtje ndaj zikalterve? “Jam shume i lidhur me Ancelotti-n. Bej tifo për te dhe asgjë me shume”, shprehet tekniku brazilian i Milanit. Ne vijim te deklaratës, Leonardo ka komentuar edhe ecurinë e skuadrave italiane ne Evrope.

“Si Fiorentina, si ne mund te ecim përpara. Me mire qe përballemi tani dhe jo ne dhjetor”, shprehet ai. Sipas Leonardos, Milan po zhvillon një kampionat te mire dhe rezultati me Fiorentinen do jete shume i rendesishem per ecurinë e sezonit.

“Duhet te ecim te qete pasi ndeshje pas ndeshje do shihet se ku do shkoje kjo skuadër”, thekson Leo.


Edhe trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se të gjithë në Itali, përveç fansave të Interit, do ta mbështesin Chelsean në ndeshjen e të mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Ancelotti ka reaguar pas kritikave të trajnerit Jose Mourinho në lidhje me suksesin e italianit te Blutë.

“Është e vërtetë se askush pas tij nuk ka fituar asgjë për Chelsean, mirëpo shumëkush vlerëson punën e Grant, i cili u afrua shumë në finale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Ancelotti për Il Giornale.

Duke llogaritur reputacionin negativ që ka Mourinho në Itali, ish-trajneri i Milanit është i bindur se tifozët italianë do ta mbështesin Chelsean.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)