04 Dhjetor 2022

Kreshnik Mahmuti dhe Lenë Osmani fitues të turneut TOP 8 U21

Ferizaj, 20 nëntor = Sot në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt një ndër turnet më të forta të vitit, turneu TOP 8 për U21 për kategorinë e meshkujve dhe të femrave.

Në kushtë të mira organizative dhe në një ambient sportive, u zhvilluan shumë ndeshje të forta ku secili nga 8 më të mirët e kësaj kategorie arriti të shfaqë kualitetin e tij.

Në kategorinë e meshkujve u zhvilluan shumë ndeshje të nivelit të lartë, e padyshim ndeshja më kryesore dhe përcaktuese e fituesit të këtij turneu ishte ajo në mes të dy lojtarëve të Kpp Lidhja e Prizrenit, Kreshnik Mahmutit dhe Fatih Karabaxhakut, ndeshje shumë e barazpeshuar dhe me poena të fortë e cila në fund i takoi Kreshnik Mahmutit me rezultat të ngushtë 3-2 ku seti i fundit përfundoi në vazhdime (13-11).

Kreshniku me këtë fitore arriti të mbetet i pamposhtur me 7 fitore, në vendin e dytë Fatih Karabaxhaku me vetëm një humbje dhe 6 fitore, i përcjellur në vendin e tretë poashtu nga bashkëlojtari i klubit Blend Hajdari me 5 fitore dhe 2 humbje.

Në kategorinë e femrave gara ishte tejet e ngushtë dhe këtë e dëshmon fakti që pas përfundimit të xhiros së fundit tri vendet e para kishin pikë të barabarta dhe vetëm bilanci i setave e përcaktoi fituesen. Ndeshjet u zhvilluan me rivalitet dhe në intensitet të lartë, dhe pas 7 xhirove të zhvilluara u përcaktua fituesja, e cila doli të jetë Lenë Osmani e përcjellur nga Shega Hashani në vendin e dytë dhe Alma Mehmeti në vendit e tretë.

Radhitja përfundimtare

Meshkujt

1. Kreshnik Mahmuti (Kpp Lidhja e Prizrenit)

2. Fatih Karabaxhaku (Kpp Lidhja e Prizrenit)

3. Blend Hajdari (Kpp Lidhja e Prizrenit)

4. Anes Behluli (Kpp Ahmet Hoxha)

5. Adriatik Maloku (Kpp Gani Maloku)

6. Llukman Beka (Kpp Vushtrria)

7.Arlind Lamaxhema (Kpp Ahmet Hoxha MK)

8. Benjamin Xhaferi (Kpp Sharri)

 

Femrat

1. Lenë Osmani (Kpp Drita F)

2. Shega Hashani (Kpp Ahmet Hoxha F)

3. Alma Mehmeti (Kpp Drita F)

4. Leoresa Imeri (Kpp Vushtrria F)

5. Ajola Behluli (Kpp Ahmet Hoxha MK)

6. Anila Hyseni (Kpp Gani Maloku)

7. Ariola Hajdari (Kpp Lidhja e Prizrenit F)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, ora 15:00)