03 Shkurt 2023

Kosova zë pozitën e gjashtë në Kampionatin Ballkanik

Mioveni, 14 gusht - Federata e Volejbollit e Kosovës ka bërë të ditur se Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, ka mbyllur aventurën në Kampionatin Ballkanik që u zhvillua në Mioveni të Rumanisë, me ndeshjen për vend të pestë kundër Bullgarisë, të dielën në mëngjes.

Vashat 'Dardane' u desh të pajtohen me një disfatë 0-3 (8:25, 14:25, 10:25) nga rivalet bullgare në këtë përballje, por nga ky Kampionat Ballkanik dalin si ekipi i gjashtë më i mirë, pasi mposhtë Maqedoninë e Veriut për këtë pozitë.

Kujtojmë se Kosova ishte pjesë e Grupit A në këtë kompeticion, ku bënin pjesë Kombëtare shumë të forta si ajo e Bullgarisë, Turqisë dhe Rumanisë.

Në tërësi, ishte një përvojë e mirë për këto lojtare që në të ardhmen pritet të jenë pjesë edhe e ekipit senior.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)