23 Shtator 2021

Kosova merr pjesë në Kampionatin Ballkanik për të rinj në Bullgari

Prishtinë, 22 qershor - Në Albena të bullgarisë nga 23 deri më 27 qershor do të organizohet kampionati ballkanik për të rinj, ku janë paraqitur të marrin pjesë 10 shtete ballkanike që janë pjesë të unionit ballkanik. Në këtë kampionat do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e Kosovës që sot janë nisur me 4 kategoritë.

Junior Meshkuj

• Blendi Hajdari

• Fatih Karabaxhaku

• Sylejman Çerkini

• Dardan Imami, trajner

Junior Femra

• Jerina Rexhepi

• Lene Osmani

• Shega Hashani

• Ridvan Hashani, trajner

Kadet Meshkuj

• Adriatik Maloku

• Anes Behluli

• Erjon Reka

• Ardian Lamaxhema, trajner

Kadet Femra

• Adea Babuni

• Anda Qeku

• Dea Salihu

• Osman Qeku, trajner

Gjyqtarë

• Eroll Karabaxhak

Udhëheqës i delegacionit

• Qamil Vishaj

I urojmë sukses përfaqësueses sonë që përveç kampionëve nga Kosova (Fatihu e Shega) që janë shpresa e Kosovës për medalje, kësaj radhe reprezentacionit i janë shtuar edhe dy lojtarë nga Gjermania me nënshtetësi kosovare (Anda dhe Dea).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)