28 Mars 2024

Koronavirusi pengon transferimin e Mbappe tek Real Madridi

Madrid, 13 prill - Koronavirusi, që ka ndikuar tërë botën, ka pezulluar edhe punimet për transferimin e futbollistëve.

Në krye të klubeve sportive që është ndikuar më shumë nga epidemia është Real Madridi.

Pasi në qoftë se nuk do të kishte qenë për koronavirusin e tipit të ri (Covid-19) kjo skuadër do të përfshinte në kuadron e saj një “yll” të futbollit.

Ish-futbollisti i Paris Saint Germain, Jerome Rothen tha se transferimi i Kyliann Mbappe tek Real Madridi nuk u realizua për shkak të koronavirusit.

Rothen, i cili veshi për një periudhë fanellën e klubit sportiv turk, Ankaragucu, tha: “E mësova nga burimet e besueshme në klubin sportiv. Përpara koronavirusit, transferimi i Mbappes tek Real Madridi ishte çështje momenti”.

Ai bëri të ditur gjithashtu se është i bindur se pasi jeta të kthehet në normalitet, sportisti 21-vjeçar do të transferohet tek ekipi i Madridit.

Mbappe këtë sezon në Paris Saint Germain në 33 ndeshje shënoi 30 gola dhe 17 asistime.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)