29 Mars 2024

Koronavirusi i merr jetën ish-legjendës së futbollit, Ahmed Radhi

Bagdad, 21 qershor - Ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare, legjenda e futbollit irakian, Ahmed Radhi.

Mediat vendase raportojnë se shkak ishte infektimi nga Covid19. Ahmed Radhi ishte shtruar në spital në Bagdad një javë më parë, ku u testua pozitiv me Coronavirus.

Ai la spitalin të enjten kur shëndeti i tij u përmirësua, por u rikthye në spital në të njëjtën ditë.

Radhi mbahet mend si një nga golashënuesit më të mirë të Kombëtares së Irakut, dhe se ka shënuar golin e vetëm për Irakun në Kupën e Botës së vitit 1986 kundër Belgjikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)