28 Mars 2024

Komuna e Klinës shpalli sportistët e vitit

Klinë, 3 janar - Komuna e Klinës, në përmbyllje të aktiviteteve për vitin 2019, në një ceremoni të organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë shpalljen e sportistëve të vitit 2019.

Sportisti i vitit 2019 në Komunën e Klinës, pas vlerësimit të jurisë profesionale është zgjedhur futbollisti i Klubit Dukagjini, Mark Milicaj.

Po ashtu janë ndarë mirënjohje për shpresat e klubeve dhe sportistët e dalluar.

Në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i cili uroi sportistët për sukseset e treguara dhe kërkoi angazhim edhe me të madh në ngritjen e rezultateve, veçanërisht nga të rinjtë për të arritur ambiciet e tyre në sport por edhe për të përfaqësuar në mënyrë të dinjitetshme qytetin e Klinës.

Elezaj përmendi sukseset e  arritura gjatë vitit 2019 nga sportistët e Klinës dhe investimet e realizuara nga Komuna në sport, për çka premtoi se edhe gjatë vitit të ardhshëm do të ketë angazhim të pa rezervë në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të klubeve.

Përveç sportistëve, Komuna e Klinës ka ndarë mirënjohje edhe për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Jehona e Dukagjinit”, pas angazhimeve dhe sukseseve të treguara gjatë këtij vitit.

Gjithashtu është mbajtur një koncert muzikor ku kanë përformuar anëtarët e Klubit të Këngëve dhe Valleve “Jehona e Dukagjinit”.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)