24 Korrik 2021

Klubet angleze kanë borxh sa krejt klubet tjera bashkë

Londër, 25 shkurt - Sipas të dhënave të UEFA-s për gjendjen financiare të klubeve evropiane, klubet nga Liga Premier kanë më shumë borxhe sesa komplet klubet tjera evropiane.

Ndërsa njëkohësisht vlera e klubeve angleze është afërisht sa gjysma e vlerës së të gjitha klubeve tjera evropiane.

Sipas mediave angleze, në bazë të një studimi të fundit nga UEFA, klubet angleze kanë borxh prej 3.8 miliardë eurosh që është 56% e borxhit total të klubeve nga kontinenti i vjetër.

Ajo që është shqetësues në Angli është se vlera e klubeve është e përafërt me borxhin tyre.

Vendin e dytë e zënë klubet nga La Liga, të cilat kanë 978 milionë euro borxh, ndërsa vlejnë 2.8 miliardë euro, që do të thotë se vlera ndaj borxhit është 3:1.

Në Itali, borxhi i klubeve është afër 503 milionë euro, ndërsa vlera e tyre llogaritet 1.5 miliard euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)