18 Tetor 2021

KFOR-i ndihmon në inaugurimin e fushës së futbollit

Runik, 18 qershor - Në qytetin e Runikut, KFOR-i mbështeti organizatën joqeveritare "UJQ" me ndërtimin dhe inaugurimin e një fushe të futbollit.

Qëllimi i organizatës “UJQ” është krijimi i ekipeve shumetnike të futbollit në Kosovë, duke i larguar fëmijët nga rrugët dhe drejtuar ata në fushat e futbollit.

Liga përbëhet nga fëmijë e 13 fshatrave të zonës së Runikut, mosha e të cilëve është nga 7 në 23 vjeç.

Që nga viti 2017, ushtarët sllovenë të Ekipit Monitorues Ndërlidhës K15 punuan me kryetarin e OJQ-së “UJQ” Mexid Halilaj për të ndërtuar fushën e futbollit.

Komanda Rajonale - Lindje, e cila udhëhiqet nga SH.B.A.-ja po e kryen rregullisht misionin e saj për të kontribuar në mjedis të qetë dhe të sigurt dhe për të ofruar liri të lëvizjes në zonën e saj operative, duke mbështetur komunitetet lokale me projekte të bashkëpunimit civilo-ushtarak.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)