27 Shtator 2021

KFOR-i mbështet ekipin junior vendor të basketbollit

Mitrovicë, 16 korrik - Njëzet e katër topa profesional basketbolli dhe dyzet e tetë sete të përbëra nga bluza, fanella dhe pantallona u dhuruan nga KFOR-i për Klubin e Basketbollit “Trepça”, në Mitrovicën e Jugut.

Misioni i klubit është të bashkojë fëmijë dhe grupe të të rinjve me etni të ndryshme të Kosovës për t’u shoqëruar përmes ushtrimeve dhe garave në basketboll.

Basketbolli është një nga sportet  më të popullarizuara në Kosovë dhe programet e KB “Trepçës” përfshijnë 2,000 vajza dhe djem të moshës prej 10 deri në 18 vjeç.

KFOR-i do të kontribuojë në aktivitetet e klubit, të cilat gjithashtu përfshijnë kurse specifike për të rinjtë që i përkasin komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian që jetojnë në rajon.

“KFOR-i është i angazhuar për të nxitur bashkëjetesën ndëretnike dhe në nismat e tij, ai ka përfshirë donacionin që ndihmojnë institucionet dhe organizatat vendore,” tha koloneli i ushtrisë amerikane Noel Hoback, zv / komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it Lindje.

Projekti u financua nga NATO dhe u zbatua nga dega e KFOR-it për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, në bashkëpunim të ngushtë me Komandën Rajonale të udhëhequr nga SH.B.A.

“Ne i jemi shumë mirënjohës KFOR-it. Misioni ynë është që, përmes programeve trajnuese të basketbollit, seancave, stërvitjeve pë kondicion dhe garave, të angazhojmë fëmijë dhe grupe të të rinjve me etni të ndryshme. Këto aktivitete lejojnë gjeneratat e reja të stërvisin, socializohen dhe zhvillojnë aftësi që do të jenë të dobishme gjatë gjithë jetës së tyre. Donacioni i KFOR-it do të na afrojë me qëllimin tonë", tha Naim Hajrizi, drejtori i Klubit të Basketbollit “Trepça”.

 Dorëzimi u bë në Sallën e Sportit në Mitrovicën Jugore, ku përfaqësuesi i KFOR-it u dhuroi 24 vajzave dhe 24 djemve nga një set, ndërsa morën masa parandaluese kundër COVID19.

Ngjarja u përmbyllë me një turne tre kundër tre, e cila përfshiu edhe pajisjet e reja.

“Për shkak të COVID19 unë duhej të stërvisja në natyrë dhe mezor po e pres sezonin e rregullt, i cili do të përfitojë nga donacioni i KFOR-it,” tha Melisa, lojtare juniore e KB “Trepça”, e cila luan në ligën e femrave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2021

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. (Sheshi "Skënderbeu", ora 8:50 - Mediet të jenë të pranishme më së largu, ora 8:10)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-22 kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën "Dëshmorët e Kabashit" në Korishë. (Korishë, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në zbulimin e emrit të ri të shkollës "Lekë Dukagjini" në "Gani Saramati". (Objekti i shkollës, ora 9:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20 - Mediat e akredituara duhet të jenë më së largu në ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në zbulimin e emrit të ri të shkollës "Abdyl Frashëri" në "Rexhep Hyseni". (Objekti i shkollës, ora 10:15)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën "Dëshmorët e Zhurit" në Zhur. (Zhur, ora 11:15)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës . (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30) 

- Konstituohet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Kuvendi i Sociologjisë në kuadër të Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës organizon promovimin e librit të Gëzim Selacit, "Legjitimiteti politik në Kosovë". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave ndërtimit të shkollës së re “Zef Lush Marku” në Velezhë. (Velezhë, ora 12:00)

- Drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Sevil Liman Kazaz do të bëjë prezantimin e raportit të punës 4 vjeçar të kësaj drejtorie. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 14:00)