26 Prill 2024

Keita: Reali ndihmohet nga rivalët

Madrid, 30 mars - Seydou Keita ka sulmuar Real Madridin para ‘el Classicos’, duke thënë se rivalët e Realit nuk e japin më të mirën kur luajnë ndaj Mbretërve.

I pyetur nga gazetarët nëse e kishte shikuar derbin e fituar nga Reali ndaj Atleticos, Keita u përgjigj: “Nuk e kam shikuar atë ndeshje, pasi që e kam ditur se Reali do të fitojë. Nuk mendoj se rivalët e Realit po japin më të mirën kur luajnë kundër tyre”.

“Këto janë mendime personale të mia dhe nuk do të ishte befasuese nëse diçka të tillë thotë dhe një futbollist i Realit. Për më shumë, unë kam fakte. Një ditë para ndeshjes me Getafen, trajneri i kësaj skuadre, Michel, tha se Reali do ta fitonte La Ligan”.

“Nëse fitojmë ndaj Real Madridit do të jetë me rëndësi, por kanë mbetur edhe shumë ndeshje. Për çdo rast, ne duhet të mendojmë për Arsenalin. Ne do të kemi kohë për të menduar për Realin”, përfundoi Keita.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)