28 Mars 2024

Kapelo e Lipi më të pasurit, nigeriani më i varfri

Londër 6 mars - Tekniku i Anglisë fiton 8.8 milionë euro në vit, Shaibu Nadia vetëm 125 mijë. Të pasur dhe të varfër. Por asgjë nuk është e përcaktuar në një mënyrë të barabartë.

Të pasurit: ata janë komisarët teknikë të kombëtareve europiane, të cilat kanë mundur të sigurojnë kualifikimin për në Botërorin 2010, që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut.

Të varfrit: janë kolegët e tyre afrikanë, ata të cilët kanë nënshkruar kontrata më të lira për sa u përket rrogave. Të mbuluar në ar si drejtues pankinash janë ata trajnerë që flasin italisht. Mister Fabio Kapelo, trajneri i Anglisë dhe Marcelo Lipi, trajneri i Italisë, janë teknikët më të paguar, që do të marrin pjesë në Botërorin afrikan.

Pastaj kontinenti i Europës është një minierë ari, ku mesatarja e rrogave të trajnerëve është më e larta: shtatë trajnerët më të pasur janë në drejtimin e kombëtareve europiane.

Sekreti i Kapelos - Italiani Fabio Kapelo ka një sekret: arrin të transformojë në ar çdo gjë që prek me dorë. Te Milani ashtu sikurse edhe te Roma, te Real Madrid ashtu sikurse tek Anglia: kontrata të kushtueshme dhe rezultate shumë të mira.

Tekniku friulan është edhe më i paguari në Botërorin 2010 (8.8 milionë), por ka edhe një popullaritet shumë të lartë: shtypi britanik dhe tifozët anglezë e adhurojnë atë (në “Facebook” e kanë quajtur “legjendë”), lojtarët e duan; Xherrard në faqen zyrtare të UEFA-s në internet e ka përkufizuar “një fitues”.

Trajnerët më të varfër janë nigeriani Shaibu Nadia (rroga e tij është 125 mijë euro) dhe koreanoveriori Kim Jong Hun (170 mijë euro). Trajneri i Italisë, Marcelo Lipi, është në vendin e dytë (3 milionë euro) dhe do t’u shtrëngojë dorën kolegëve Herbert (i Zelandës së Re që ka një rrogë 800 mijë euro), Martino (i Paraguait me një rrogë prej 245 mijë eurosh) e Veis (i Sllovakisë me një rrogë prej 215 mijë eurosh).

Nëse llogarisim një mesatare, trajnerët e kombëtareve europiane janë më të paguarit (1.7 milionë). Verbeek (Australia: 1.2 milionë) është tekniku më i pasur në Azi dhe në Oqeani, Parreira (i Afrikës së Jugut: 1.2 milionë) në kontinentin e Afrikës, Aguirre (i Meksikës: 1.2 milionë) në Amerikë.

Të dashur/të urryer - Mungesa luksoze është Hidink: në Rusi i kanë dhënë një rrogë prej 5 milionë eurosh, por është eliminuar nga slloveni Kek, rroga e të cilit është vetëm 245 mijë euro. Të kesh rrogë të lartë nuk do të thotë se të duan. Lipi nuk është i imunizuar ndaj kritikave.

Në “Facebook” më shumë se 700 grupe flasin për të. Ata që e admirojnë janë të shumtë, por kritikat për të janë në lidhje me çështjet Baloteli e Kasano. Nuk është shumë i madh grupi anti-Domenek (rroga: 560 mijë), mbi 100 mijë të regjistruar. Braziliani Dunga (rroga: 800 mijë) është në shënjestër për pamjen e tij, Maradona (800 mijë) është akoma një idhull, por si trajner humbet përkrahje. Do të rehabilitohej vetëm pas një Botërori spektakolar. Ky do të jetë fati i çdo trajneri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)