28 Mars 2024

Investitorët nga Azia ofruan 1 bilion paund për Manchester United

 Londer, 9 mars - “Sky Sports” ka mësuar se dy bilionerë nga Azia e jugut kishin pregatitur një ofertë prej 1 bilion paund për të blerë Manchester.

United por familja Glazer u ka thënë se nuk dëshironte ta shiste. Sipas asaj çka zbulohet brenda kësaj lidhjeje ka qenë i përfshirë edhe supër-menaxheri Pini Zahavi në tetorin e shkuar. Zahavi i cili përfaqëson mbrojtësin e United Rio Ferdinand ka lidhje të ngushta me klubin.

Bilionerët emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, konsiderohen si mbështetës të rëndësishëm të Manchester United. Besohet se investitorët kanë dhënë prova se disponojnë para të mjaftueshme në një konto bankare në Zvicër. Zahavi ishte përfshirë edhe në lidhjen mes Roman Abramovich dhe skuadrës së Chelsea në vitin 2003.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)