29 Mars 2024

Guardiola paralajmëron largimin e Messit nga Barcelona

Barcelonë, 6 shkurt - Pep Guardiola beson se Barcelona është para një periudhe jo të mirë, e ngjashme me atë të Realit Madridit, kur u largua Cristiano Ronaldo.

Një përplasje publike me Eric Abidal i ka shtuar zërat për një thyerje të marrëdhënieve në mes të Messit dhe klubit blaurgan.

Guardioal i cili njeh më së miri Mesisn dhe Bacelonën, paralajmëroi ish-punëdhënësin e tij se duhet ta përgatisin veten për largimi e mundshëm të lojtarit më të mirë në botë.

“Është e pashmangshme, këta lojtarë janë kaq të rëndësishëm për një skuadër, sa kur largohen, lënë hapësira të mëdha. Kur Messi të largohet nga Barcelona klubit do ti duhet ca kohë për t’u rirregulluar. Është e pashmangshme. Ju  e patë se çfarë ndikimi negativ pati largimi i Ronaldo nga Real Madridi. Si të mos ndihet mungesa e këtyre lojtarëve, që shënojnë 40 ose 50 gola në sezon”, u shpreh Guardiola.

Kujtojmë që Guardiola kaloi më shumë se 20 vite tek Barcelona si trajner dhe si lojtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)