24 Korrik 2021

Guardia di Financa, heton presidentin e Juventusit

Torino, 12 shkurt - Guardia di Financa në Itali ka nisur hetimet ndaj presidentit aktual dhe administratorit të deleguar të Juventusit, Zhan Klod Blank dhe ish-numrit 1 të bardhezinjve, Koboli Xhili.

Ata akuzohen për mashtrime fiskale dhe fshehje të bilanceve. Sipas gazetës “La stampa”, prokuroria e Torinos, kishte zbuluar anomali në kontabilitetin e Juventusit, sidomos në të dhënat për pagat dhe rinovimin e kontratave të futbollistëve.

Zhan Klod Blank zyrtarisht është bërë presidenti i ri i Juventusit vitin e kaluar, duke zevendesuar në ketë post Xhovani Koboli Xhili, i cili qendroi në krye të këtij klubi për më shumë së dy vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)