24 Shtator 2021

Gomez prezantohet te Sevilla

Madrid, 29 Janar - Pas një periudhe të vështirë te Atalanta gjatë dy muajve të fundit, për shkak të një debati me trajnerin Gian Piero Gasperini, fantazisti argjentinas Papu Gomez u transferua në kampionatin spanjoll te Sevilla, ku edhe bëri prezantimin zyrtar pasditen e sotme.

Papu Gomez tha se ndihet mjaft i lumtur që do të veshë fanellën e Sevillas dhe më pas solli në vëmendje faktin që në klubin andaluzian kanë luajtur shumë argjentinas, përfshi edhe legjendën Diego Armando Maradona.

“Kam folur me shumë djem dhe të gjithë më kanë folur shumë mirë për qytetin këtu. Për më tepër, Sevilla ka pasur një histori mjaft të mirë me argjentinasit, pasi kanë luajtur shumë futbollistë. Jam shumë i lumtur që do të vesh fanellën e klubit me të cilin ka luajtur Maradona. Më mungon pak ritmi i ndeshjeve, por jam në gjendje të mirë fizike dhe dua të jap kontributin tim për skuadrën”, deklaroi Papu Gomez.

Në prezantimin e fantazistit argjentinas, ishte edhe trajneri i Sevillas Julen Lopetegui, i cili paralajmëroi ish kapitenin e Atalantës se e pret një konkurrencë e fortë dhe se do t’i duhet të djersijë shumë për të fituar vendin në formacion.

“Është një futbollist që më pëlqen shumë, por që këtu do të përballet me sfidën më të vështirë të karrierës. Vjen për të ndihmuar një skuadër që po bën shumë mirë deri tani, ndaj shokët e rinj nuk do t’ia bëjnë jetën të lehtë, sa i përket garës për një vend në formacion”, u shpreh trajneri spanjoll.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)