24 Shtator 2021

Gazetarët sportivë shënojnë Ditën Botërore të Gazetarëve të Sportit

Prishtinë, 2 korrik - 2 korriku është ditë shumë e veçantë për gazetarët e sportit në tërë botën, shënohet Dita Botërore e Gazetarëve Sportiv, si simbolikë e themelimit të Shoqatës Botërore të Gazetarëve të Sportit më 1924.

Në nderim dhe respektim të punës të gazetarëve të sportit, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi priti sot në takim gazetarë të sportit për nder të ditës së tyre, Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit.

Ministrja Dumoshi u shpreh se falë angazhimit të gazetarëve e komentatorëve sportivë, miliona sportdashës në të gjithë botën marrin informacione për klubet apo sportet e preferuara.

Në këtë ditë të shënuar, njohim kontributin e gazetarëve për promovimin e sportit, të cilët e bëjnë sportin edhe me të qasshëm për audiencën, e më të dashur për secilin prej nesh, tha ministrja Dumoshi.

Kosova numëron numër të madh të gazetarëve sportivë, të cilët me përkushtimin e tyre i kanë kontribuar sportit kosovar.

Ministrja theksoi se ajo dhe Ministria që drejton vlerësojnë lart punën e të gjithë gazetarëve e komentatorëve sportivë në Kosovë veçmas kontributin e çmuar të gazetarëve: Ali Shala, Gani Ajeti, Agim Kasapolli, Azem Brovina, Gani Kosumi, Agim Binaku, Kemal Qarkagjiu, Burim Hatipi, Fehmi Sejdiu, Abaz Lula, Mustafa Lecaj, Veli Vraniqi e shumë të tjerëve.

Të pranishëm në takim ishin edhe drejtuesit e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, shoqatë kjo e anëtarësuar në Shoqatën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë.

Gazetarët e pranishëm shpalosën para Ministres sfidat me të cilat përballen dhe theksuan që për avancimin e sportit në Kosovë, ndihma institucionale është thelbësore.

Ministrja falënderoi të pranishmit për takimin e përzemërt, u shpreh e gatshme për bashkëpunim sa herë që është e nevojshme si dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim në mënyrë që bashkërisht të kontribuojnë për avancimin e sportit në Kosovë.

Ata e njoftuan ministren Dumoshi për punën dhe planet e shoqatës. Kosova planifikon të jete nikoqire e takimit të ardhshëm të Asociacionit të Gazetarëve Sportiv të Evropës Juglindore, kurdo që të krijohen kushtet për t’u realizuar një kongres i këtillë.

Pritet që të marrin pjese rreth 300 gazetarë sportiv në këtë ngjarje, theksoi gazetari Edmond Thaçi, kryetar i shoqatës, duke vlerësuar se një kongres i këtillë do të kontribuojë gazetarisë sportive në Kosove por edhe promovimit të Kosovës në përgjithësi.

Ndër temat që u diskutuan në takim ishte edhe përmirësimi i kushteve për gazetarët në palestra dhe në fusha sportive. Rregullimi i infrastrukturës për media i ndihmon transmetimit sa më të mire të ndeshjeve.

Ministrja i siguroi që stadiumet e terrenet të cilat do të jenë sipas kritereve dhe standardeve ndërkombëtare do të kenë hapësira të veçanta e komode për gazetarë e komentatorë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)