24 Korrik 2021

Gattuso mbyll zyrtarisht aventurën te Napoli

Napoli, 25 maj - Genaro Gattuso mbyll zyrtarisht aventurën te Napoli. Eksperienca e ish-mesfushorit të Milanit me klubin e kaltër zgjati për 1 vit e gjysmë me Gattuson që ishte ulur në stolin e Napolit që nga dhjetori i vitit 2019-të, kur pasoi Carlo Ancelottin.

Barazimi në stadiumin Diego Armando Maradona 1-1  me  Veronën që la Napolin zyrtarisht jashtë Championsit vulosi edhe shkarkimin e Gattusos që gjithsesi sido që të shkonte me shumë gjasa do të largohej nga klubi jugor.

Presidenti Aurelio De Laurentiis me një postim në Twitter ka zyrtarizuar edhe shkarkimin e Gattusos teksa i ka uruar suksese në të ardhmen 43-vjeçarit kudo që të shkojë.

Napolit i mjaftonte një fitore përballë Veronas pa objektiva për ta mbyllur në mënyrën më të mirë këtë sezon duke u kualifikuar në Champions League, por goli i Amir Rrahmanit nuk i mjaftoi të kaltërve të cilët nuk shkuan më shumë se një barazim dhe u parakaluan në renditje nga Juventusi duke zbritur në vendin e 5-të.

Gattuso në këto 18 muaj me Napolin arriti të fitonte Kupën e Italisë sezonin e kaluar teksa mposhti në finale Juventusin pas goditjes së penalltive ndërkohë që në kampionat regjistroi një vend të 7-të dhe një vend të 5-të.

Për Gattuson po flitet gjithnjë e më shumë për një kalim te Fiorentina por gjithçka mbetet për t’u parë, ndërkohë që me mbejten jashtë Championsit të Napolit për të dytin vit radhazi, pakësohen shanset që Massimiliano Allegri të marrë drejtimin e të kaltërve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)