29 Mars 2024

Gati kontrata trevjeçare për Mancinin

Mançester Siti, 15 shkurt - Roberto Mancini ka bindur sheikun e Mançester Sitit dhe sipas tabloidit, “The Sun”, shumë shpejt trajneri italian mund të rinovojë kontratën, e cila do ta lidhë me “sitizëns” deri në vitin 2013.

Sheiku Al Mansur dhe presidenti i klubit britanik, Al Mubarak, janë entuziastë për rezultatet e fundit të skuadrës dhe kërkojnë ta “blindojnë” Mançinin për sezonet e ardhshme.

Rinovimi i kontratës lidhet me shanset e mira për kualifikimin në Champions League, ndërsa trajneri mendohet se do të përfitojë rreth 10.5 milionë euro (9 milionë sterlina).

Sipas “The Sun”, marrëveshja e re mund të realizohet edhe nëse Siti nuk arrin të luajë në aktivitetin më të rëndësishëm europian për klube, pasi drejtuesi i stolit ka futur një mentalitet fitues, që mund të rezultojë efikas në terma afatgjatë. Mancini kishte zëvendësuar Mark Hjuxhs në dhjetorin e vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)