20 Prill 2024

Formula 1 në start, të rejat janë me mijëra

Romë, 10 mars - Fernando Alonso te Ferrari, MekLaren me dy anglezë në makinë, rikthimi i Mikael Shumaker, një pilot si Vetel, i cili kërkon rikonfirmimin përfundimtar, rregullat e reja me lamtumirën e furnizimeve në bokse, sistemin e ri të pikëve, që na kujton atë të motorëve me 25 pikë për fitore dhe 18 për të klasifikuarin në vend të dytë.

Një tjetër Çmim i Madh i ri nga Orienti në Korenë e Jugut dhe mbërritja e dy pilotëve si Petrov e Chandhok, dëshmitarë gjithnjë edhe më të prekshëm për interesin e Bernie Ekleston ndaj vendeve të tyre përkatëse dhe tregjeve, Rusia dhe India.

Ndërsa në pjatën tjetër të bilanceve edhe lamtumirat e dhimbshme të BMV-së e Toyotas, një krizë ekonomike që vret ende, ardhja e skuadrave të reja rreth të cilave dihet pak dhe mbi të gjitha dyshohet për shpejtësinë reale në pistë. Një prej tyre, USF1, u eliminua ende pa nisur.

Pra është një Formula 1 me shumë gjëra interesante, por edhe me ndonjë shqetësim, pikërisht tani kur të dielën bëhet gati të rinisë në Bahrein. Janë 19 garat në kalendar dhe fundi do të mbahet në Abu Dhabi, më 14 nëntorin e këtij viti.

Testet para fillimit të sezonit kanë thënë qartë që Ferrari, MekLaren, Mercedes dhe Red Bull sipas rendit alfabetik janë sipas të gjitha gjasave favoritët për triumfin final. “Il Cavallino” pas një pritjeje prej dy sezonesh, zbret më në fund pilotin më të kompletuar, Alonson, që pas dy sezonesh me Renaultin dëshiron titullin e tretë me Ferrarin, atë që të dhuron lavdi të përjetshme.

Por kundërshtarët nuk bëjnë shaka. Duke filluar që nga “kombëtarja angleze”, MekLaren me Hemilton e Baton. “Shigjetat e argjendta” duken të shpejta. Ashtu si Red Bull i Vetel dhe Veber. Dhe pastaj Mercedesët e ish-madhërisë së tij Mikael Shumaker e Niko Rosberg. Rikthimi i Shumit në moshën 41 vjeç, nga cilado anë ta shohësh, është një histori e gjitha për t’u shijuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)