24 Prill 2024

Federata e Futbollit e Kosovës pezullon ndeshjet e futbollit në afat të pacaktuar

Prishtinë, 13 mars - Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin dhe klubet anëtare të saj se në bazë të vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës pezullohet kampionati i futbollit në të gjitha kategoritë në afat të pacaktuar deri në një vendim të ri.

 Ky vendim vjen pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në vendin tonë dhe si masë për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

FFK fton futbollistët, punëtorët sportivë dhe qytetarët që të qëndrojnë të qetë dhe ta luftojmë së bashku këtë pandemi pa panik por me kujdes të shtuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)