17 Maj 2021

Edhe FIFA i bashkohet bojkotit të klubeve angleze ndaj mediave sociale

Gjenevë 30 prill - FIFA do t'i bashkohet bojkotit katërditor të klubeve angleze të futbollit ndaj mediave sociale, njoftoi organi i futbollit botëror.

"FIFA mbështet nismën e futbollit anglez për të kundërshtuar abuzimet diskriminuese dhe ofenduese në mediat sociale. Kjo nuk ka vend në futboll apo shoqëri në përgjithësi dhe ne e dënojmë me forcë atë", thuhet në deklaratën e FIFA-s.

"Besojmë se autoritetet dhe kompanitë e mediave sociale duhet të ndërmarrin hapa vendimtarë dhe efektivë për t'u dhënë fund këtyre praktikave të neveritshme sepse kjo vazhdimisht po shkon drejt përkeqësimit dhe diçka duhet të bëhet dhe duhet të bëhet shpejt për t'i dhënë fund", shtohet në deklaratë.

Po ashtu edhe organi drejtues i futbollit evropian, UEFA, i është bashkuar bojkotit për të treguar solidaritet në luftën kundër abuzimit në internet.

Bojkoti synon të theksojë se kompanitë e mediave sociale duhet të bëjnë më shumë për të hequr diskriminimin në internet, urrejtjen dhe ngacmimet. Bojkoti i mediave sociale do të fillojë të premten deri në mbrëmjen e së hënës vonë.

Federata Angleze e Futbollit dhe klubet e futbollit profesional të burrave dhe grave në nivelet angleze si Premier Liga, Liga Angleze e Futbollit, Super Liga Barclay për Gra dhe Kampionati për Gra do t'i mbyllin llogaritë e tyre në Facebook, Twitter dhe Instagram përkohësisht si pjesë e bojkotit.

Në shkurt, federata e futbollit i dërgoi një letër të hapur Drejtorit të Përgjithshëm të Twitter-it Jack Dorsey dhe themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckerberg, duke kërkuar që postimet ose mesazhet fyese dhe raciste të "filtrohen dhe bllokohen përpara se të dërgohen ose postohen".

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Maj 2021

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizojnë javën e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, para New Born, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehures Dragana Janiçeviç për Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Shërbimin e Urgjencës, i cili është furnizuar me dy autoambulanca të reja. (Shërbimi i Urgjencës në Prizren, ora 10:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Visar Krasniqi për Keqpërdorimi dhe mashtrimi ne prokurorimin publik. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Rrjeti i OJQ-ve Avonet mban konferencë për media në të cilën do të prezantoj projektin “Hapësirat e gjelbëra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden”. (Objekti e Galerisë, ish-objekti i TMK-së, rruga “Ramadan Rexhepi” Ferizaj, ora 11:00)  

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj organizon aktivitetin 3 ditor “Open Doors”, për të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, të cilët ende nuk kanë bërë zgjedhjen e profesionit të tyre. (Objekti i Universitetit, ora 11:00)

- Organizata Kosovo Center for Peace mban konferencë për medie në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan. (Xhamia “Bedri Kamberi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë protestë kundrejt neglizhimit të sigurisë së vajzave dhe mungesën e politikave të mirëfillta të edukimit, të cilat janë duke e mirëmbajtur patriarkalitetin i cili po rezulton të jetë i dhunshëm për vajzat brenda dhe jashtë institucioneve shkollore. (Pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ora 12:00)

- BIRN dhe Internews Kosova mbajn konferencë në të cilën do të prezantohet Raporti “Përkëdhelja e korrupsionit” i cili ka në fokus analizimin e politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit të shqiptuara nga gjykatat e Kosovës gjatë vitit 2020 dhe gjithashtu analizimin e përformancës së gjyqësorit në trajtimin rasteve të korrupsionit. (Pallati i Drejtësisë, Objekti A, Salla e Konferencave, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Nën organizimin e Drejtorisë së Administratës, do të mbahet dëgjimi publik për “Draft-Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Prizrenit”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpi të Bardhë, ora 13:00)  

 

- Drejtori I Përgjithshëm mbajn një Konferencë për shtyp. (Drejtoria e Doganës, Prishtinë, ora 18:00)