24 Korrik 2021

EBU do ta pranoj Federatën e Boksit Profesioniste të Kosovës

Prishtinë, 18 shkurt - Versioni më i madh boksit profesionist në Evropë, EBU “European Boxing Union” i ka dërguar, FboxProfK -  Federatës Profesioniste të boksit të Kosovës, një leter ku e faleminderojnë për aplikim në institucionin më të madh të boksit në Evropë.

Në leter të shkrruar nga EBU, thuhet : “Ne kemi pranuar të gjitha dokumentet që i keni sjellur, me gjithë aplikimin tuaj për anëtarsim në EBU. Ne do ta qesim në mbledhjen tone gjenerale ku do ta kemi agjendë të ditës në muajin Qershor në Madrid. Ne do t'ju njoftojë për vendimin tonë menjëherë pas takimit” shkruante sekretarja gjenerale Enza Merchione Icoponi.

Ky është një hap i rëndësishëm ku boksi i Kosovës është vetem një hap afër antarsimit  në EBU me të gjitha drejtat e boksit ndërkombëtar që gëzojnë edhe shtete e tjera evropiane. 

 

FboxProfK - Federata e Boksit Profesionist e Kosovës, ka marr mbështetje nga përfaqësuesi italiani, Lauro Augusta dhe austriaku Welibad Palatini për mbështetje dhe lobim për federatën tone të sapo formuar në muajin Janar.

Versioni i EBU-së i ka dhënë shenjë që të vazhdojë aktivitetin deri në muajin Qershor. Sipas miqëve të FboxProfK, kjo në muajin Qershor do të pranohet me të gjitha mekanizmat e boksit evropianë.

“Me mund shume te madhe dhe me nje lobim te fortë nepermjet miqëve tanë, jashtë  vendit po arrisim që pas një muaj e gjysmë ta fusim Kosoven ne rend te dites dhe te mbahet mbledhja e bordit posaqerisht per pranimin tane ne EBU” deklaori menagjeri general Nexhmedin Zeka. “Gojarisht i kemi disa premtime shumë te forta nga Sekretarja Gjenerale, ENZA JAKOPONI, qe Kosova te jete pjese e tyre” tha në fund Nexhmedin Zeka i cili për një kohë të shkurtës së bashku me pjesën tjetër të kryesisë arriti që të futë në agjend boksin profesionist të  Kosovës në Madrid.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)