18 Prill 2024

Drogba fundos Arsenalin, Çelsi rikthehet kryesues

Londër, 8 shkurt - Blutë e Londrës mposhtën 2-0 Arsenalin në derbin londinez duke u rikthyer në krye të Premier Ligës dhe njëkohësisht duke i dhënë një goditje të fortë “Topçinjve” në luftën për titull.

Skuadra e Karlo Ançelotit mbylli gjithçka që në pjesën e parë, kur Didier Drogba shënoi dy herë në portën e Almunias (8’ dhe 23’). Kaq për t’u shënuar në këtë sfidë dhe megjithë përpjekjet e Arsenalit për të gjetur rrugën e rrjetës, përballja në “Stamford Bridge” i pa vendasit triumfues.

Me këtë tripikësh Çelsi rikthehet në krye tëkampionatit anglez, duke ruajtur distancën prej dy pikësh nga Mançester Junajtid i vendit të dytë. Duket se ky do të jetë dueli që do të na shoqërojë deri në takimin e fundit, sepse me formën që po kalojnë, asnjëri nga ekipet duket se nuk ka ndërmend të lëshojë pe.

Pas javës së 25-të Blutë kanë 58 pikë, dy më tepër se “Djajtë e kuq”. Ndërkohë që Arsenali është një hap më prapa dhe tashmë e sheh veten shtatë pikë larg vendit të dytë dhe nëntë nga vendi i parë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)