27 Nëntor 2022

Chelsea përgatit 130 milion euro për Lukakun

Londër, 30 korrik - Sipas mediave në Angli, Chelsea po përgatitet t’i dërgojnë Interit një ofertë prej 130 milion eurosh për ta kthyer Romelu Lukakun në “Stamford Bridge” pas 7 vitesh.

Chelsea i garanton një pagë prej 10 milion eurosh në sezon, 2.5 më shumë se sa përfiton aktualisht tek Interi, megjithatë 28-vjeçari shpesh herë e ka thënë hapur dashurinë që ka për ngjyrat ziklatër dhe operacioni duket shumë i vështirë sepse kur nuk ke me vete vullnetin e lojtarit është gjithmonë e ndërlikuar rruga drejt një objektivi të merkatos.

Klubi italian për momentin nuk dëshiron të privohet nga sulmuesi kryesor, por një ofertë e tillë është tunduese, madje në një  çast të dytë nëse Chelsea kupton që ka hapësirë, atëherë mundet edhe ta shtojë ofertë, kështu që Interi edhe mund të tundohet, duke i kthyer më pas sytë edhe tek një zëvendësues që potencialisht do të ishte Duvan Zapata i Atalantës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)