16 Prill 2024

Benzema braktis Realin për PSG

Pars, 10 nëntor - Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema mund të kalojë te Paris Saint German (PSG) në rast që klubi madrilen do transferojë yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Francezit i skadon kontrata në “Santiago Bernabeu” në verën e vitit 2023, në kohën kur do të jetë 35-vjeç.

Benzema ka qenë senzacional te Reali këtë sezon duke shënuar 14 gola dhe tetë asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat, por ka mbetur i zhgënjyer me skuadrën që ka interesim për Haaland.

Sipas “El Nacional”, ish ylli i Lionit nuk është i interesuar të ndajë pozitën me Haaland dhe PSZH do provojë të transferojë para se t’i skadojë kontrata.

Raporti shton se Benzema do ishte i hapur për rikthimin në Ligue 1 dhe PSZH planifikon t’i ofrojë një kontratë të madhe para se të pensionohet.

Benzema ka shënuar 66 gola në 148 paraqitje te Lioni para kalimit te Reali, ku ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe tre herë La Liga-n në 12 vite.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)