24 Korrik 2021

Beckham: Shumë dallim në mes të Milan dhe Man United

Milano, 12 mars - Mesfushori i Milanit, David Beckham, thotë se rosonerët u deklasuan nga Manchester United në ndeshjen e mbrëmshme.

Beckham bëri një paraqitje të shkurtër në pjesën e dytë të disfatës 4-0, duke shkelur për të parën herë në ish-fushën e tij që nga viti 2003 kur u largua nga Manchester United.

“Ishte një mbrëmje dëshpëruese pasi të gjithë humbëm dhe jemi jashtë Ligës së Kampionëve. Ne pranuam një gol të hershëm dhe ata shënuan të dytit në fillim të pjesës së dytë”.

“Dallimi mes dy ekipeve ka qenë tepër i madh, por Manchester United është një ekip i madh. Të jem këtu ishte diçka e veçantë. Fansat ishin të jashtëzakonshëm dhe i falënderoj”, ka thënë Beckham.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)