24 Korrik 2021

Beckham: Kurrë nuk kam dashur të largohem nga United

Milano, 11 mars - Mesfushori i Milanit, David Beckham, ka thënë në prag të rikthimit të tij në Old Trafford se ai kurrë nuk kishte dashur të largohet nga Manchester United.

“Doja të qëndroj për gjithë karrierën time, por ndonjëherë gjëra nuk janë shkruar të bëhen. Kam qenë në tre klube të mëdha që kur u largova nga United, por do të kishte qenë mrekulli të qëndroja aty sikur Ryan Giggs. Të jesh në një klub për aq gjatë është një arritje e vërtetë”, ka thënë Beckham.

Mesfushori anglez rikthehet sonte në fushën e ish-klubit të tij për herë të parë që kur u largua në vitin 2003.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)