19 Prill 2024

Barcelona problemet vazhdojnë me mbrojtjen

Barcelonë, 10 shkurt - Vazhdojnë problemet me mbrojtjen e Barcelonës. Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona në prag të ndeshjes me Atletiko Madridin që është në program të dielën, ka hasur në shumë probleme sa i përket repartit mbrojtës.

Në seancën e sotme stërvitore është dëmtuar mbrojtësi, Eric Abidal, i cili pritet të mungojë nga gjashtë deri në tetë javë.

Të shtunën katalunasit mbetën edhe pa Dani Alvesin, i cili do të mungojë tri javë, ndërsa në ndeshjen kundër Getafes u dëmtua edhe Yaya Toure, i cili nuk do të mund të luajë për dy javë.

 

Duke pasur parasysh se trajneri i “katalanasve” për këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Zherard Pike dhe Rafael Markez për shkak kartonëve, brazilianit Dani Alvesh që është i lënduar dhe kapitenit Karles Pujoll që është në dyshim, atëherë Guardiola për këtë ndeshje do të jetë i detyruar që në fushë të zbres me futbollistët rezervë, si Çigrinski, Gabi Milito dhe Maksvell.

 

Ndërsa sipas nevojave edhe Jaja Ture mund të luaj si një mbrojtës qendror, pozitë në të cilën me sukses kishte luajtur në Ligën e Kampionëve gjatë sezonit të kaluar. Erik Abidal sipas informacioneve që vinë nga Spanja, do të mungojë për rreth dy muaj.

Ndërkohë, për shkak të kartonëve të kuq, Marquez dhe Pique nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola në ndeshjen kundër Atletico Madridit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)