29 Mars 2024

Barcelona interesohet për irlandezin O'shea

Barcelonë, 21 shkurt - Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona është e interesuar që në radhët e veta të sjell mbrojtësin e Mançester Junajtedit, Xhon O’Shea.

Gazeta katalonase “Sport”, njofton se drejtuesit e Barcelonës, planifikojnë që gjatë verës të sjellin një futbollist, i cili do të jetë si zëvendësim për brazilianin Dani Alves, në rast se braziliani lëndohet.

Përveç irlandezit O’Shea, drejtuesit e Barcelonës vëmendjen e tyre e kanë përqëndruar edhe te mbrojtësi i  Osasunas, Cesar Azpilicueta.

Ndërkohë, O’Shea vazhdon të vuajë lëndimin që pësoi në ndeshjen e Irlandës kundër Francës, ashtu që ekziston mundësia që të mos paraqitet aspak këtë sezon për “Djajtë e Kuq”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)