29 Mars 2024

Barcelona i propozon PSG-së Grizmanin për të marrë Nejmarin

Barcelonë, 4 mars - Barcelona nuk ka hequr dorë nga Nejmar, për të cilin është gati t’i ofrojë PSG-së francezin Antoine Grizman, vetëm për t’i veshur dhe njëherë fanellën blaugranase brazilianit.

Sipas gazetës spanjolle “Deportes Quatro”, Barcelonës i mungon shumë sulmuesi brazilian, i cili shënoi 105 gola dhe dha 77 asiste në 186 ndeshje për katalanasit.

Barcelona do të propozojë emrin e Grizmanit për të bindur PSG-në t’i japë Nejmarin, duke qenë se Nejmar ka shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona ndërsa Grizman ka hasur vështirësi për t’u përshtatur te blaugranasit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)