24 Prill 2024

Baloteli gabimisht futet në burg

SHBA, 2 tetor - Tjetër aventurë aspak e këndshme regjistrohet për futbollistin e Mançester Sitit, Mario Baloteli. Lojtari është ndaluar nga autoritetet italiane pas kishte hyrë në një burg femrash pa patur autorizimin e nevojshëm.

Mësohet se super Mario teksa udhëtonte me makinën e tij tip Mercedes Benz, është “tunduar” nga dera e hapur e burgut të femrave në Breshia dhe pa u menduar gjatë është futur brenda bashkë me mjetin e tij të cilin e ka parkuar në ambientet e brendshme të institutit.

Por aventuara e Balotelit do të prishej nga punonjësit e sigurisë të cilët kanë vënë re makinën e dyshimtë në parkingun e burgut dhe janë afruar për të verifikuar personat që ndodheshin në të.

“Vumë re Mercedesin teksa kalonte portën dhe se në bord ndodheshin 2 të rinj. Pas pak minutash kuptuam që njëri prej dy personave që ndodhej në makinë ishte Mario Baloteli. Gjithësesi nevojitej verifikimi zyrtar, ndërkohë që në krah të tij ndodhej vëllai i tij natyral, 17 vjeçari Enok Baruah”, citohen nga mediat italiane autoritetet e burgut të grave në Breshia.

Mario dhe Ernok u mbajtën për rreth 30 minuta dhe në përfundim të gjithçkaje kërkuan ndjesë për shkeljen e rregullores dhe e justifikuan veprimin e tyre me faktin se u “tunduan” nga idea për të hyrë në një burg grash dhe se nuk e dinin që për këtë gjë duhej një autorizim prej autoriteteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)