24 Prill 2024

Bale nuk ka kërkuar të largohet nga Reali

Madrid, 30 tetor - Trajneri i "Realit" të Madridit Zinedine Zidane është shprehur se beson që Gareth Bale nuk do të largohet nga klubi.

Bale, i cili po mjekohet për një dëmtim në pulpën e këmbës, bëri një vizitë personale në Londër, ndërsa skuadra e tij luajti me "Majorkën" fundjavën e kaluar.

Zidane thotë se ylli uellsian kishte leje nga klubi për t'u larguar dhe nuk ka asgjë për të spekuluar:

"Nuk ka ndonjë histori për të rrëfyer. Ai shkoi në Londër sepse nuk ishte në gjendje për të luajtur, por kurrë nuk ka thënë që dëshiron të largohet nga klubi. Ai është këtu dhe, nëse mund të stërvitet, stërvitet; nëse mund të luajë, luan. Ai ka luajtur kaq shumë ndeshje, kjo është gjithçka."

30-vjeçari Bale duhej të bëhej pjesë e "Suning" të Jiangsu-së gjatë kësaj vere, por marrëveshja u prish kur "Reali" donte që klubi kinez të paguante një tarifë transferimi.

Që atëherë, Bale ka luajtur shtatë ndeshje me "Realin" këtë sezon, duke shënuar dy gola.

Madridasit do të rinisin kampionatin, pasi ndeshja e tyre kundër "Barcelonës" u shty për shkak të trazirave civile në Katalonjë.

"El Clasico" është planifikuar të zhvillohet më 18 dhjetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)