29 Mars 2024

Atletico eliminon Galatasarayn

Madrid, 26 shkurt - Atletico Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 si mysafir i Galatasarayt për të siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Europa League.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në kryeqytetin spanjoll skuadrat barazuan 1-1, ndërsa në ndeshjen kthyse të zhvilluar në kryeqytetin turk, madrilenët u treguan më të suksesshëm duke fituar 2-1, kështu që Atletico kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Sabrosa Simao shënoi golin e parë për mysafirët (63’), ndërsa tre minuta më vonë barazoi Kader Keita.

Për kualifikimin e Atleticos u kujdes sulmuesi uruguaian Diego Forlan, i cili shënoi në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)