27 Shtator 2022

Arteta paralajmëron edhe një blerje të re brenda ditës

Londër, 1 shkurt - Mikel Arteta nuk e ka përjashtuar mundësinë që Arsenali të sjellë një lojtar të ri para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

“Topçinjtë” tashmë kanë shtuar dy fytyra të reja në skuadrën e tyre si huazim gjatë janarit, duke nënshkruar me mesfushorin sulmues Martin Odegaard nga Real Madridi dhe portierin Mat Ryan nga Brightoni.

Arteta ka deklaruar më parë se ai do të dëshironte të shtonte një mbrojtës të ri të majtë për të siguruar mbulim për Kieran Tierneyn dhe, duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes të së martës ndaj Ëolves, trajneri i “Gunners” la të kuptohet se mund të ishte ende një mundësi.

“Dita e fundit e afatit kalimtar është gjithmonë e paparashikueshme dhe gjërat mund të ndodhin,” tha ai. “Mund të ndodhin, mund të mos ndodhin. Ne jemi duke vëzhguar “.

Arsenali ka mungesa në krahun e majtë pas largimit të Sead Kolasinac drejt Schalkes në fillim të muajit janar.

Ata kanë një interes në mbrojtësin e majtë të Southamptonit, Ryan Bertrand, i cili ka gjashtë muaj nga kontrata e tij në “St Mary”. Ata gjithashtu janë lidhur me Patrick van Aanholt e Crystal Palace ndërsa vazhdojnë të shikojnë për lojtarë që mund të sigurojnë mbulim për Tierneyn.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022

 - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shënon Ditën Botërore të Turizmit, në bashkëpunim me Unionin e Turizmit të Kosovës dhe me përkrahjen e Projektit për Zhvillimin e Sektorit Privat (PPSE). (Parku Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)