19 Mars 2024

Anglia i zgjat kontratën deri në vitin 2024 trajnerit Gareth Southgate

Londër, 22 nëntor - Kombëtarja e Anglisë në futboll ka zgjatur kontratën e trajnerit Gareth Southgate, deri në vitin 2024.

Në njoftimin nga Federata e Futbollit të Anglisë, konfirmohet se është nënshkruar një kontratë e re që do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2024 me trajnerin Gareth Southgate dhe ndihmësin e tij Steve Holland.

Southgate në fund të këtij muaji do t'i mbushë 5 vite në krye të Anglisë, i cili në Kampionatin Evropian "EURO 2020" arriti të çojë Anglinë në finale, në Kupën e Botës 2018 në gjysmëfinale dhe UEFA Ligën e Kombeve në vendin e tretë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)