28 Mars 2024

Anderson: E ardhmja ime është te United

Manchester, 24 shkurt - Mesfushori i Manchester Unitedit, Anderson, thotë se përkundër disa ofertave që i janë bërë, ai dëshiron ta vazhdojë karrierën në Old Trafford.

Muajt e fundit, braziliani ka pasur disa mosmarrëveshje me trajnerin Sir Alex Ferguson duke nxitur spekulime për mundësinë e largimit të tij nga Djajtë e Kuq.

“Gjithmonë kam pasur raporte të mira me Ferguson. Ai kërkon të punojë më shumë dhe unë e kam pranuar këtë, por më nevojiten më shumë raste që të jem pjesë e ekipit të parë”.

“Disa ekipe evropiane janë të interesuara për mua, por sipas meje, e ardhmja ime qëndron te United”.

“Tregimi im këtu nuk ka përfunduar dhe unë jam i bindur se mund t’i ofroj më shumë skuadrës në momentet vendimtare të sezonit”, ka thënë 21-vjeçari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)