24 Korrik 2021

Ançeltoti: Italia, kundër Murinjos

Milano, 25 shkurt - Erdhi momenti. Inter-Çelsi, supersfida e 8-shes së Champions, hyn në fazën vendimtare. Ato që i kanë hedhur benzinë zjarrit të një pragndeshjeje të ndezur, kanë qenë vendimet e Gjykatës Sportive italiane.

 

Por dje ishte radha e Karlo Ançelotit. Menaxheri i “Blues” kthehet në Milano dhe e bën kundër rivalit të të gjitha kohërave, Interit, dhe “armikut” të sezonit të kaluar, sigurisht Zhoze Murinjos. Ndonjë shigjetë ishte e pashmangshme.

Ish-trajneri milanist ka premtuar, që pas sfidës së Londrës do t’i ofrojë “Special One”-it një verë të mirë. Por megjithatë nuk humbet rastin t’i dërgojë ndonjë mesazh pikant portugezit.

Duke komentuar sjelljen e Murinjos gjatë një interviste të dhënë për “Il Giornale”, Ançeloti ka deklaruar: “Tashmë, e gjithë Italia do të jetë me ne. Përjashto tifozët e Interit”.

Është e mundur të jetë e vërtetë, po aq sa fakti se që kur ka ikur luzitani nga Çelsi, anglezët nuk kanë fituar asgjë (përveç një “FA Cup” dhe një “Community Shield”). Murinjo vdes ta përsërisë dhe e nënvizon sa herë që i jepet mundësia kohët e fundit. Por, edhe këtu, Ançeloti nuk është aspak dakord.

“Është e vërtetë, ka replikuar tekniku italian, por është gjithashtu e vërtetë që një lloj Avram Grant nuk ka punuar keq, duke arritur deri në finalen e Champions League, ku u mund me shumë vështirësi nga një Mançester super në formë”.

Një “rezultat” (jo një “titulo”), të cilin Murinjo nuk e ka arritur kurrë me skuadrën e “Blues”. Nuk kishte se si të mungonte dhe një shigjetë finale, e ja ku vjen edhe ajo. “Murinjo është i aftë të karikojë atmosferën dhe skuadrën e tij, thotë në përfundim të deklaratës së tij Ançeloti, por unë nuk do të sillem kurrë kështu”.

Ka qenë një nga të preferuarit e “Special One”, kur ishte te Çelsi, edhe pse në realitet çeku ishte evidentuar nga Klaudio Ranieri përpara arritjes së portugezit. Por tani portieri i “Blues” duket se i ka kthyer shpinën mjeshtrit të vjetër.

Murinjo disa ditë më parë ka deklaruar se një skuadër që humbet 4 ndeshje në Premier League, si Çelsi, është “e fortë, por nuk është dhe aq e fortë”. Çeh preferon të replikojë duke i çjerrë maskën disi mekanizmit të luzitanit: “Kur Zhoze thotë të tilla gjëra, ka gjithnjë disa motive për ta bërë. Realiteti është se dëshiron të përgatisë ndeshjen e sotme kundër nesh, ashtu siç di të bëjë dhe t’i japë një farë avantazhi skuadrës së tij në raste të tilla”.

Numri një i “Blues” e shton dozën. Murinjo thotë se i njeh në mënyrë perfekte të gjithë lojtarët e Çelsit? Kjo është reciproke.

 

“Sigurisht, ai i njeh të gjithë lojtarët tanë dhe e dimë mirë se çfarë dimë të bëjmë, replikën Çeh, por edhe ne e njohim mirë dhe e dimë se si luajnë skuadrat e tij. Por këto nuk janë vetëm fjalë. Ne jemi më shumë të shqetësuar nga ajo se çfarë ndodh në fushë. Të flasësh është një gjë, të luash është diçka tjetër. Do të jetë speciale të përballemi me të. Por e kaluara ka ikur tashmë. E ardhmja është një tjetër histori. Ajo e Çelsit është të mundë Interin dhe të shkojë në çerekfinale”. Shkruhet Çeh, lexohet Murinjo. “Special One”, në fund të fundit, diçka duhet t’ua ketë mësuar ish-lojtarëve të tij...

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)