24 Korrik 2021

Alonso: Ferrari, makina më e mirë që kam pasur

Romë, 23 shkurt - Fernando Alonso shfaqet entuziast përpara startit të Botërorit 2010. Kampioni spanjoll nuk e kishte menduar asnjëherë që makina Ferrari do të ishte kaq e jashtëzakonshme.

 “Mund të them pa frikë se kjo është njëvendëshja më e mirë që kam ngarë ndonjëherë”, ishin fjalët e ish-pilotit të Reno. Katër ditët e testeve që Formula 1 zhvilloi në Jerez de la Frontera e kanë lënë Alonson dukshëm të kënaqur për F10 e tij.

Dy herë kampioni i botës nuk i ka kursyer komentet pozitive, jo vetëm për makinën, por për të gjithë skuadrën Ferrari.

“Deri në momentin që po flasim, F10 është padyshim njëvendëshja më e mirë që kam pasur. Red Bull, MekLaren e Renault i kanë treguar të gjitha letrat e tyre, në garën për titullin botëror. Por, Ferrari, ende nuk e ka shfaqur forcën e saj të plotë. Po analizojmë të dhënat që kemi grumbulluar dhe jemi shumë optimistë. Nëse do të isha në ndonjë skuadër tjetër, padyshim që nuk do t’ia ndaja sytë Ferrarit, pasi gjithçka po ecën në mënyrën më të mirë”, tha Alonso.

Gara e parë e sezonit 2010 është ajo e 14 marsit në Bahrein.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)