18 Prill 2024

Al-Khelaifi emërohet president i ri i Shoqatës Evropiane të Klubeve

Paris, 23 prill - Kreu i Paris Saint-Germain (PSG) Nasser Al-Khelaifi u emërua për president të ri të Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA).

"Bordi ekzekutiv i ECA-s ka emëruar sot Nasser Al-Khelaifi si president të ri të ECA-s", thuhet në deklaratën e shoqatës.

ECA është një organ futbolli me qendër në Zvicër, i cili u themelua në vitin 2008 për të mbrojtur interesat e klubeve profesionale të futbollit në Evropë.

Ajo numëron 234 klube anëtare nga 55 federata anëtare të UEFA-s në sezonin 2020-2021.

Biznesmeni nga Katari, Al-Khelaifi zëvendësoi presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, i cili u largua nga posti i lartë i ECA-së pasi Juventusi u bashkua me 11 klube të tjera, përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën për të krijuar Superligën Evropiane të dielën.

Juventusi ishte ndër 12 klubet themeluese të Superligës.

Superliga dështoi të mërkurën për shkak se shumica e klubeve themeluese u tërhoqën nga projekti pasi ishin nën presion nga Kongresi i UEFA-s të martën.

UEFA të martën u bëri thirrje klubeve të shkëputura që të korrigjojnë gabimin e tyre. Para kësaj, 12 klubet evropiane të futbollit deklaruan themelimin e Superligës Evropiane, një kompeticion alternativ në mes të javës që UEFA dhe federatat e saj anëtare nuk e njohën.

Gjatë kongresit, presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin u bëri thirrje klubeve të korrigjonin "gabimin e tyre të madh".

E përditshmja sportive franceze "L'Equipe" të martën shkroi se gjiganti francez Paris Saint-Germain dhe gjiganti gjermanBayern Mynih ishin besnikë ndaj Ligës së Kampionëve të UEFA-s, pasi refuzuan të bashkohen në ligën e shkëputur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)