20 Prill 2024

Akademia Real Madrid hap kampin stërvitor basketbollistik në Kosovë

Prishtinë, 12 gusht - Bashkëpunimi  me  klubin  më  të  madh  të  basketbollit  në  Kosovë,  KB Prishtina  dhe  në  mes  të kompanive  MIK  Sports  dhe  STE  Robin  Krasniqi,  i  then  barrierat  dhe  i  hap  derën  basketbollit kosovar dhe atij shqiptar që të afirmohet në skenën ndërkombëtare.

Ky  kamp  stërvitor  i  basketbollit  është  një  mundësi  shumë  e  mirë  për  talentët  e  basketbollit  të moshave rinore si dhe për të gjithë të interesuarit e tjerë që kanë dashuri për sportin e basketbollit.

Veçantia e këtij kampi është se do të marrin pjesë trajnerë profesionist nga akademia e basketbolit  të klubit të famshëm, Real Madrid të cilët do të shoqërohen edhe me trajnerë vendor në mënyrë që të shkëmbehen idetë dhe përvojat në mes tyre.

Kampi fillon me 30 gusht dhe përfundon me 10 shtator. Regjistrimi për të interesuarit fillon që nga dita e mërkurë, me 11 gusht, 2021 për të gjitha grupmoshat 6-18 vjec.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)