29 Mars 2024

Adriano i gatshëm të rikthehet në Evropë

Brazil, 11 mars - Ish-sulmuesi i Interit, Adriano, duket se është i gatshëm të rikthehet për të shkëlqyer sërish në futbollin evropian.

 

Adriano prillin e kaluar e prishi kontratën me Interin dhe u largua në Brazil ku duhej të bënte pauzë nga loja aktive e futbollit.

Por braziliani nënshkroi me Flamengon dhe i ndihmoi ekipit të fitojë titullin e kampionit të Brazilit. Agjenti i tij Gilmar Rinaldi beson se ai mund të rikthehet sërish në Evropë.

“Besoj se Adri mund të rikthehet në Evropë dhe sërish do të ishte i mirë. Ai në disa vitet e kaluar është pjekur, tashmë nuk ka 18 vjet por 28. Nuk është më fëmijë, ai është një futbollist me përvojë”, ka thënë agjenti.

Spekulohet se për Adrianon janë të interesuar Milan dhe Roma.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)