18 Prill 2024

Abramoviç përgatit 168 milion euro për merkaton

Londër, 20 mars - Roman Abramoviç do të kishte paguar çdo lloj shifre monetare vetëm që të mos humbiste përballë Zhoze Murinjos. Eliminimi nga Champions League (trofeu i vetëm që manjati rus nuk ka arritur të fitojë që prej verës së vitit 2003 kur bleu Chelsea) pikërisht prej trajnerit që në shtatorin e tri viteve më parë ai e largoi nga drejtimi i skuadrës, është një ngjarje që nuk kalon pa u vënë re.

Lorent Maluda ka treguar për “Daily Star” se menjëherë pas humbjes me Interin, Abramoviç u fut me shpejtësi në dhomat e zhveshjes së Chelsean, por në mënyrë të pazakontë ka qëndruar i heshtur.

“Nuk na foli me gojë, tha francezi, pasi edhe ne ishim shumë të zhgënjyer”. Më tej, mesfushori nuk i fshehu kritikat për trajnerin Ançeloti, që sipas tij u mposht nga Murinjo si në aspektin taktik (“luajtëm me shumë topa të gjatë, kishim një strategji, por nuk e përdorëm”), por edhe me sjelljen në fushë: duke qenë se portugezi u shfaq shumë aktiv, duke u dhënë direktiva lojtarëve zikaltër, ndërsa italiani qëndronte si “i ngrirë”.

Heshtja e Abramoviç u ndërpre brutalisht gjatë pasdites së të mërkurës në Kobham. Sipas “Daily Mail”, pronari i bluve të Londrës ka zhvilluar një takim për afro dy orë me skuadrën dhe trajnerin.

Ai i ka akuzuar futbollistët se luajnë te Chelsea vetëm për paratë (“jeni lojtarë të mirë, apo thjesht të mirëpaguar?”), ndërsa ka ngritur edhe dyshime për të ardhmen e Ançelotit.

Tashmë trajneri duhet të fitojë titullin në Premiership (përveç trofeut në FA Cup), për të ruajtur postin te Chelsea. Gjithsesi, Abramoviç e ka të qartë se faji nuk është i gjithi i trajnerit, pasi skuadra është praktikisht e njëjta që ndërtoi Murinjo disa vite më parë.

Nëse do të fitojë dy trofetë e kërkuar, për sezonin e ardhshëm, Ançeloti do të ketë në dispozicion 168 milionë euro për t’i shpenzuar në merkato. Revolucioni në skuadër duket i paevitueshëm: nga 11 titullarët, vetëm Ivanoviç është nën moshën 30 vjeç.

Objektivat kryesorë në “Stemford Brixh” janë Frenk Riberi, David Vija dhe Fernando Torres. Ndërkohë, nga Chelsea pritet të largohen portugezët Deko, Hilario, Karvajo e Ferreira, por edhe Balak, Anelka e Xho Kol.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)