26 Prill 2024

Zgjohu mbështet protestat kundër EULEX-it

Prishtinë, 22 mars - Lëvizja Qytetare Zgjohu! njofton opinionin se mbështet protestat e qeta për të kundërshtuar fushatën selektive përndjekëse të EULEKS kundër çlirimtarëve të vendit, të paralajmëruara nga organizatat e veteranëve të luftës së UÇK në Kosovë që do të mbahen të mërkurën më 23 mars 2011 në të gjitha qytetet e Kosovës.

Lëvizja Zgjohu! gjithashtu thotë se mirëpret mobilizimin gjithëshoqëror në Kosovë kundër këtyre arrestimeve dhe aktakuzave të përsëritura që kanë për qëllim zbehjen e luftës së lavdishme të të gjithë shqiptarëve në Kosovë.

Këto arrestime, bashkë me raportin trillues të Dick Marty si dhe paralajmërimet ogurzeza nga veriu i Kosovës në kohën e bisedimeve absurde me Serbinë sipas kesaj levizjeje janë tendenca djallëzore për të ardhmën e Kosovës dhe të gjithë rajonit.

“Këto fushata të dështuara të njëpasnjëshme të vënies së dyshimit mbi luftën e shqiptarëve, të njohur nga e gjithë bota demokratike, janë ofenduese për çdo shqiptar në kohë kur mijëra shqiptar janë të zhdukur dhe shumë familjar presin drejtësinë për vrasjen e mijëra shqiptarëve nga arradhat gjenocidale Serbe”, thuhet më tej në reagimin e Zgjohu.

Lëvizja ZGJOHU! uron që protestat paqësore të shërbejnë për mobilizim të partive politike dhe shoqërisë civile në mbrojtje të luftës, shtetësisë së Kosovës dhe shtetbërësve si dhe të pranohen nga ana e EULEKS si porosi e pakënaqësisë së skajshme të shqiptarëve ndaj fushatave selektive të këtij misioni kontestues.

“Njëkohësisht kërkojmë ndjeshmëri më të madhe edhe nga Qeveria e Kosovës, sepse injoranca e Ministrisë së Punëve të Brendshme kur arrestohen zyrtarë të policisë së saj dhe pishtarët e lirisë, është e papranueshme. Qeveria duhet të kërkoj llogari nga misioni i Euleksit për këtë sjellje shpërfillëse ndaj institucioneve të vendit dhe të insistojë në partneritet me këtë mision të përkohshëm këshilldhënës”, thuhet në fund të reagimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)