19 Prill 2024

Zbulohet profili i kosovarit që vrau ushtarët amerikan

Prishtinë, 3 mars - Mediat gjermane kanë zbuluar detaje të reja lidhur me identitetin e kosovarit Arid Uka, i cili vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë dje në Aeroportin e Frankfurtit.

Informatat për nofkën e tij të vërtet në facebook, qarkullojnë në mediat gjermane. I lindur e rritur në Gjermani, Aridi besohet se e ka ndërruar kohëve të fundit edhe emrin e tij në profilin në facebook, si Abu Reyyan.

Kjo besohet se është njëra prej fotove të pakta të tij të postuara në profil ndërsa të gjitha komunikimet dhe postimet që ka bërë janë të ndërlidhura me mesazhe të ekstremistëve islamikë, përfshirë edhe mesazhe të liderit të Al Qeadas, Osama Bin Laden.

Në disa komunikime, po në ueb faqen e tij, ai ka komentuar edhe në gjuhën shqipe, ndërsa në profil e ka të vendosur se jeton në Frankfurt të Gjermanisë, vendi ku edhe ndodhi krimi të mërkurën mbrëma. Po ashtu, se është nga Mitrovica, transmeton portali Indeksonline nga Prishtina, i cili ka kapur imazhet e tij nga profili në Facebook.

Profili i tij është bllokuar pak minuta pasi janë publikuar nga disa media.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)