23 Maj 2022

Vrasja e Ferizajit shpërfaq sjelljen kriminale të një pjesë të shoqërisë

Prishtinë, 23 gusht - Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” dënon rëndë vrasjen e djeshme të vajzës 18 vjeçe në Ferizaj. Kryerësit e këtij krimi të rëndë duhen gjetur sa më shpejtë dhe ta marrin dënimin e merituar. Ky rast është krim që ka së paku dy ngarkesa penale: përdhunimin dhe vrasjen.

Instituti vlerëson së përtej aspektit ligjor, ky është krim ndaj shoqërisë, ndaj të drejtave e lirive të gruas, të drejta e liri që preken dhe shkelen gati se në baza ditore.

''Nuk duhet të lejojmë që dhuna me bazë gjinore të bëhet normë në komunitetin tone, e për më tepër edhe vrasja. Askush nuk duhet të ndihet i pasigurtë, as gratë nga burrat.''

''Vrasja ndaj grave dhe vajzave përbën një ndër krimet më të rënda ndaj të drejtave të njeriut, për të cilën kërkohet reagim të shtuar e të zgjuar, ndërgjegjësim më të madh dhe masa praktike për të ndihmuar gratë që gjinden në situata të tilla të cenueshme'', thekson 'Musine Kokalari'.

Rasti në fjalë shpërfaq dy gjëra tejet problematike që kanë karakter shoqëror. E para është sjellja kriminale e një pjese të shoqërisë, sikur e këtyre dy të dyshuarëve.

Rastet si kjo nuk ndodhin si rrjedhojë e afektit të momentit. Janë mendime të shtresëzuara në kokën e personave të tilla për një kohë. Pra, të drejtën që persona të caktuar ia japin vetes përmbi të tjerët më të dobët vetëm sepse ndjejnë veten më të fortë.

Pyetja që duhet shtruar këtu është se çka i bën kriminelët të ndjehen më të fortë? Mosndëshkimi? Tjetra, edhe më e rëndë, është bindja se burri ka të drejtë mbi trupin e gruas dhe vullnetin e saj, duke e shndërruar kështu gruan në objekt.

Ky fatkeqësisht nuk është fenomen i izoluar, por ka shtrirje të gjerë në shoqëri. Tjetër gjë është që manifestimi i tij nuk merr kahje fatale çdoherë. Por kjo nuk e bën fenomenin më pak të dëmshëm.

Në këtë rast i kemi dy burra që nuk e pranojnë JO-në e vajzës. Dhe janë të gatshëm t’i shkojnë këtij mospranimi deri në fund.

Ata që e kanë kryer veprën duhen marrë dënimin e merituar. Por fatkeqësisht kjo nuk mjafton. Shoqëria në përgjithësi, e burrat në veçanti, duhen kuptuar këtë si rast alarmi: do të duhej të mendojmë çfarë shoqërie jemi në të vërtetë, e jo ta jetojmë iluzionin e shoqërisë që mendojmë se jemi.

 



Kalendari

Ngjarjet e datës 24 maj 2022

- Koalicionit për Transparencë dhe Integritet i themeluar dhe mbështetur nga KFOS-i, do të organizojë tryezë me temën “Pazari me tema të diplomës” ku do të diskutohet lidhur me shit-blerjen e temave të diplomës. (Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës, ora 9:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës” ku të ftuar janë edhe Kryesuesi i Brodit dhe Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin e Projektligjit për mbrojtjen e ajrit dhe Projektligjin për Akcizën në Produktet e Duhanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban dëgjim publik për Projektligjin për Produktet Biocide. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ prezanton Sistemin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë, para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- OJQ Aktiv prezanton publikimin “Rekomandime për kornizën e politikave mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Rrjeti i Biznesit të Globit. (Vali Ranch në Gjilan, ora 18:30)